Val Maloku është një aktor kosovar, i cili pas suksesit në skenën vendore në Kosovë dhe pasi fitoi shumë çmime me filmin ‘Babai’, po vazhdon me suksese edhe në kinematografinë botërore, shkruan albinfo.ch.
Ai gjithashtu do të jetë pjesë e filmit “Zookeepers’s wife” me protagoniste aktoren Jessica Chastain. Në mesin e aktorëve pjesëmarrës është edhe aktori kosovar Val Maloku, i cili po ashtu është përfshirë në trailerin e filmit, madje ka një rol shumë të veçantë, pasi është i biri i Jessicas. Aktorja është e nominuar dy herë për çmimin ‘Oscar’.
Ky film pritet të nisë së shfaquri në mars të vitit të ardhshëm.
Megjithëse në rolin e tij të parë, filmi “Babai” i solli djalit prishtinali shumë çmime të rëndësishme ndërkombëtare, si “Aktori më i mirë”, në eventet më të rëndësishme të festivaleve të filmit, në Munih, Kroaci dhe festivalin e “Karlovy Vary”-it. Filmi “Babai” ishte përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën edhe në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’.
Vali ka luajtur në dy episode me Sean Bean, aktorin e filmave “Game of Thrones”, “Lord of the Rings”, për serialin “Legends”.