Skip to content

Aktoret suedeze, protestë kundër abuzimit seksual

Rreth 700 aktore dolën nëpër skena të shumta teatrale në gjithë Suedinë për të lexuar tregime anonime të grave që kishin përjetuar sulme e ngacmime seksuale në industrinë e filmit dhe teatrit, transmeton albinfo.ch. Javën e shkuar një letër e nënshkruar nga 704 aktore kritikonte abuzimin seksual brenda industrisë së filmit e të muzikës në […]

Rreth 700 aktore dolën nëpër skena të shumta teatrale në gjithë Suedinë për të lexuar tregime anonime të grave që kishin përjetuar sulme e ngacmime seksuale në industrinë e filmit dhe teatrit, transmeton albinfo.ch.

Javën e shkuar një letër e nënshkruar nga 704 aktore kritikonte abuzimin seksual brenda industrisë së filmit e të muzikës në Suedi.

Në teatrin Sodra në Stokholm, mbretëresha suedeze Silvia, princesha Victoria dhe ministrja e Kulturës dhe Demokracisë, Alice Bah Kuhke, ishin në mesin e audiencës për të dëgjuar aktoret duke lexuar letrat anonime të abuzimeve.