Societas Albania, në bashkëpunim me organizatën KÂ organizuan aktivitetin “Kâ takim me ambasadorët” me të ftuar nderi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Roland Bimo, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Lulzim Pllana dhe Ambasadorin e Nderit, Eno Peçi, transmeton albinfo.at.

Vlen të theksohet se ky aktivitet u zhvillua në mjediset e Ambasadës së Kosovës, ku 3 ambasadorët prezantuan para të pranishmëve se çfarë do të thotë të qenit ambasador dhe cilat janë detyrat e tyre. Ndër të tjera, ata treguan mbi jetën e tyre profesionale arritjet dhe vështirësitë që kanë përjetuar gjatë rrugëtimit të tyre.

Pas fjalës së të ftuarve, pati një pushim të shkurtër, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të njiheshin dhe bashkëbisedonin me ambasadorët dhe pjesëmarrësit e tjerë. Pushimi u shoqërua me raundin e planifikuar të pyetjeve drejtuar të ftuarve, gjatë të cilit të pranishmit shtruan pyetje mbi prezantimet që sapo dëgjuan, por edhe tema të tjera interesante dhe aktuale për ta. /Albinfo.at

