Mbi 50 të arrestuar është bilanci i policisë britanike, në një mega-aksion kundër bandave shqiptare që drejtonin fermat e kanabisit me miliona paund.
Sikurse raportohet nga Policia e Mançesterit (GMP), rritja e kanabisit dhe krimet e rënda janë plotësisht të lidhura me fitimet e përdorura për të nxitur edhe më shumë kriminalitetin dhe shfrytëzimin e njerëzve.
Në një operacion kombëtar njëmujor u sekuestruan 10,000 bimë kanabisi me vlerë rreth 9 milionë paund, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Raportohet se nga operacioni policor u arrestuan 53 persona, kryesisht për kultivimin e kanabisit dhe lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, por një sërë veprash të tjera, duke përfshirë pastrimin e parave, mbajtjen me qëllim për furnizim dhe mbajtjen e armëve.
Në operacion u përfshinë 43 forcat policore në gjithë Anglinë dhe Uellsin.