Policia e Hamburgut gjatë një aksioni ka shkatërruar nëntë tonë drogë, me vlerë prej më shumë se gjysmë miliardë euro, theksoi një zëdhënës i doganës.
“Droga është shoqëruar për djegie javën e kaluar në një operacion të fshehtë që përfshinte disa transportues të sigurt dhe forca të armatosura”, tha zëdhënësi.
Drogat përbëheshin nga 2,4 tonë kokainë dhe 6,7 tonë APAAN, një kimikat i përdorur në prodhimin e metamfetaminës, të konfiskuar gjatë operacioneve në Gjermaninë Veriore në 2017 dhe 2018, transmeton “ATSH”.
Droga kishte një vlerë të kombinuar prej 520 milionë eurosh (592 milionë dollarë), përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët e doganave gjermane thanë se disa milionë euro kokainë u konfiskuan në Gjermani në vitin 2018, por këtë vit sasia e kapur ishte poshtë ngarkesës rekord të vitit të kaluar.