Aksion i forcave të Policisë së Kosovës po zhvillohet në veriun e vendit të shtunën.
Policia e Kosovës ka thënë se po zhvillohet bastisje, por se nuk ka mundur të ndajë informacione të tjera deri tash.
Në tri ditët e fundit tri sulme kanë ndodhur në veriun e Kosovës. Më pak se 24 orë pas sulmit me granatë dore në ndërtesën e Komunës në Zveçan, ka ndodhur një shpërthim në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, të premten.
Autoritetet qendrore të Kosovës për sulmin që e kanë cilësuar terrorist, e bëjnë përgjegjëse Serbinë. Sulmet janë dënuar edhe nga SHBA-ja e BE-ja.
E, të martën granata dore ishin hedhur në oborrin e stacionit policor në Zveçan.