Autokolona e presidentit amerikan, Joe Biden, është aksidentuar në mënyrë të paqëllimtë, teksa sipas raportimeve nga CNN, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se kreu i administratës dhe zonja e parë janë shëndoshë e mirë.
Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Steve Kopek, u shpreh se shkak për incidentin mund të jetë bërë shiu i dendur, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja ka ngjallur shumë reagime teksa makina e goditur nuk ishte ajo e Biden, i cili sapo ishte larguar nga selia e tij e fushatës në Wilmington kur ndodhi përplasja.
Ndryshe, pavarësisht se automjeti i tij nuk ishte përfshirë, agjentë të shërbimit sekret menjëherë e kanë shoqëruar Bidenin pas përplasjes.