Në autostradën A1 në afërsi të Payerne (Vaud) në mëngjesin e sotëm është aksidentuar një kamion, i cili po transportonte 4500 pula të gjalla. Ngasësi i kamionit ka shpëtuar pa lëndime ndërsa 400 nga pulat kanë ngordhur në vendin e ngjarjes, shkruan srf.ch
Përveç tyre, edhe 4100 pulat tjera janë dërguar në thertoren më të afërt dhe janë mbytur, për “t`i kursyer nga stresi i mëtejmë”, siç thuhet në njoftimin e policisë, transmeton albinfo.ch.
Aksidenti ka ndodhur pasi që shoferi i kamionit, për shkak të një pakujdesie, ka ngarë automjetin tepër në të djathtë. Për pasojë, kamioni është përplasur në një kanal të kullimit dhe është përmbysur. Autostrada ka mbetur e bllokuar për pesë orët në vazhdim.
(Foto: Kapo Vaud)