Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:20 në autostradën Veles – Shtip në hyrje të Novo Sellës, gjatë një përplasje të drejtpërdrejtë mes një furgoni dhe një autobusi.
Siç informon Veroljub Dodevski nga SPB-Veles, deri tani një person ka ndërruar jetë, ndërsa disa të lënduar janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles, transmeton Alsat.
Në vendngjarje është edhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët po nxjerrin të lënduarit nga autobusi, ndërsa policia e Maqedonisë Veriore po kryen hetime në vendin e ngjarjes, përcjell albinfo.ch.
Jo zyrtarisht mësohet se autobusi ka qenë me targa të Kratovës ndërsa ka qenë duke dërguar pushues në Bullgari.