Aksidentet rrugore, të cilat kanë ndodhur në shtetet e Bashkimit Evropian (BE) gjatë vitit 2018, kanë shkaktuar vdekjen e 25.100 personave, bëri të ditur Violeta Bulc, komisionere e BE-së për Transport.
Në një raport të fundit theksohet se BE-ja ka arritur përparim të rëndësishëm vitet e fundit në sigurinë rrugore, por se gjendja aktuale nuk është në nivelin e duhur.
Ajo tha se duhet të merren hapa konkretë dhe të shpejtë.
“Në 28 vende anëtare të BE-së në vitin 2018, për shkak të aksidenteve rrugore kanë humbur jetën 25.100 persona”, thuhet në raport. Përndryshe, rrugë më të sigurta gjatë vitit 2018 kanë pasur Britania e Madhe, Danimarka dhe Irlanda.