Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë-Kosovës, drejtimi për Sllatinë, në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Në aksident janë përfshire tetë automjete, duke përfshirë edhe një autobus.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.