Policia e Kosovës raporton se në ora 04:40 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident fatal në Çagllavicë. Si pasojë ka humbur jetën një burrë 35 vjeçar, mërgimtar që kishte ardhur për pushime, përcjell albinfo.ch.
Raportohet se në këtë aksident ka vdekur, A.A nga komuna e Lipjanit.
Ndërsa, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se automjeti i përfshirë në aksident ka pasur targa të huaja.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.