Raportohet se një emigrant shqiptar në Itali ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacion, përcjell albinfo.ch.
60-vjeçari A.Gj. tentoi të parakalonte me Nissan Juke-n e tij, por preku një furgon dhe u përmbys disa herë. Më pas mjeti i 60-vjeçarit u përplas me një tjetër makinë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e stacionit të Corropolit dhe zjarrfikësit e repartit të Neretos për të nxjerrë trupin nga mjeti.
Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, 60-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.