Sipas raportit policor në aksidentin e së premtes mbrëma vetura e 54 vjeçarit, për arsye akoma të paqarta, u përplas me dy veturat e fundit të autokolonës. Në ndenjësen e mbrapme të veturës ndodhej 35 vjeçari, i cili u plagos aq rëndë, sa ndërroi jetë në vendngjarje, përcjell albinfo.ch. Shoferi 62 vjeçar dhe bashkëudhëtari tjetër (46) – të dy nga Lichtenfels – u plagosën rëndë nga aksidenti.
Shkaktari i aksidentit, 54 vjeçari nga Nordrhein-Westfalen mbeti lehtë i plagosur. Për inspektime, autostrada mbeti e bllokuar për disa orë.