Pesë persona kanë vdekur në një aksident në fshatin Biraçë të Suharekës.
Policia e Kosovës ka thënë se në aksident kanë vdekur dy të rritur dhe tre fëmijë.
Vdekjet janë konfirmuar nga njësitet mjekësore në vendin e ngjarjes ndërsa është theksuar se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një autobusi.