Tre persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar për albinfo.ch zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rr. Prishtinë-Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një veturë, ku janë lenduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për albinfo.ch.
Të aksidentuarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.