Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Novobërdë, ku i dyshuari ishte duke drejtuar automjetin e tij nën ndikim të alkoolit dhe ka goditur dy këmbësorë.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Gjilanit, ku njëri nga ta ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.