Sot ka ndodhur një aksident në tunelin rrugor Gotthard, në të cilin janë përfshirë disa automjete, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, tuneli është i mbyllur në të dy drejtimet.
Disa persona kanë mbetur të lënduar, por jashtë rrezikut për jetën, raporton srf.ch
Ndeshja ka ndodhur në orën 14:15 në anën e Kantonit Uri, sipas policisë së kantonit. Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje. Policia nuk ka mundur të japë më shumë informacion për aksidentin. Por, ajo që dihet, nuk ka pasur viktima.
Tuneli është i mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Sipas shërbimit të trafikut TCS, grumbullim të trafikut kishte përpara të dy portaleve të tunelit.