Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjermani.
Një kosovar ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Albinfo.ch. mëson se kosovari Sh.N. është nga Skivjani i Gjakovës.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Bavarisë.
Sipas mediave në Prishtinë tashmë familjarët kanë publikuar njoftimin për ndarjen nga jeta të të afërmit të tyre.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e shokut tonë Shkodran Neza i cili e humbi jeten tragjikisht ne ndeshjen te kumunikaconit ne Gjermani ngushëllime te sinqerta familjes Neza”, ka shkruar në Facebook një i afërt i të aksidentuarit.