Vdes një person në aksidentin që ndodhi në autostradën zvicerane
Një 24 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG.
Mediat zvicerane kanë raportuar se një veturë ka goditur dy persona sot në mbrëmje në korsinë e emergjencës.
Sipas mediave zvicerane, viktima ishte ndaluar në korsinë emergjente për të ndihmuar personin tjetër, shkruan Albinfo.
Policia ende nuk ka bërë të qartë se si ndodhi aksidenti.
Policia ka deklaruar se fillimisht një person ka pasur probleme me gomën e furgonit ku ka qenë i detyruar të ndalet në shiritin emergjent ndërsa 24 vjeçari është ndalur për t’i ndihmuar.