Të enjten pasdite rreth orës 13.20, një aksident fatal ka ndodhur në rrugën “Bahnhofstrasse” në Rheineck SG. Sipas hetimeve të deritanishme policore, një biçiklist 61-vjeçar ka qenë duke dalur nga hapësira e Coop-it. Nga atje ai iu bashkua komunikacionit në rrugën “Bahnhofstrasse”.
Aty ai është përplasur me një motoçiklist 55-vjeçar. Çiklisti 61-vjeçar kosovar nuk iu mbijetoi plagëve të marra, pavarësisht përkujdesjes së menjëhershme mjekësore. Motoçiklisti kaloi pa ndonjë lëndim, informon më tej Albinfo.ch.
Për momentin ende mbetet e paqartë se si ka ndodhur saktësisht aksidenti, ndërsa hetimet janë duke vazhduar deri në ndriçimin e plotë të rastit.