Një aksident që ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në tunelin e Uetliberg-ut, në afërsi të Cyrihut, ka shkaktuar helmimin e 24 personave. Të gjithë këta janë dërguar në spital pasi që kishin ankesa për vështirësi në frymëmarrje dhe ndjenin mundim.
Pak pas orës 8 të mëngjesit në tunelin e përendur rrugor nga një kamion janë derdhur disa qindta litra të materies e gaztë helmuese Formaldehyd, shkruan srf.ch. Sipas Policisë Kantonale të Cyrihut kjo ka ndodhur si pasojë e dëmtimit të cisternës nga manovrimi i shoferit me frenat e kamionit.
Formaldehyd është një materie gazi ngacmues, e pangjyrë me një kundërmim të thartë dhe të athët.
Policia dhe zjarrfikësit kanë arritur me një mobilizim të madh në vendin e ngjarjes.
Tuneli vazhdon të jeetë i mbyllur për makina së paku deri në mbrëmje.