Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e dy persona nga aksidenti në Korroticë të Poshtme të Drenasit, ku dy gra mbetën të vdekura. Njëra e moshës 45-vjeçare dhe tjera 26-vjeçare, raportojnë mediat në Kosovë.
“Ju njoftojmë se dy nga personat e lënduar që ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtat kanë ndërruar jetë”.
“Vdekjen e viktimave: L.P. (femër) 45 vjeç, dhe Q.Th.(femër) 26 vjeç, e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara”.
“Aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejnë ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, ka thënë Ahmeti.
Të lënduar nga aksidenti janë katër persona.