Tri vetura janë aksidentuar paraditen e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Si pasojë e këtij aksidenti të trefishtë, është krijuar shumë trafik në këtë aks rrugor, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër rreth 1 km nga ky aksident, është aksidentuar edhe një makinë tjetër.
Në të dyja këto aksidente përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.