Policia në Austin të Teksasit ka publikuar një video në të cilën shihet një aksident i rrallë automobilistik.
Një veturë bie nga kati i shtatë në një parking dhe goditet me një tjetër veturë që është në lëvizje në tokë.
Video tregon njerëzit që shkojnë të ndihmojnë shoferin e veturës, raporton “Time”.
Policia ka bërë të ditur se ngasësi i veturës ka shpëtuar me lëndime jo të lehta nga ky aksident.