Pak pas orës 11:00, disa punëtorë kanë qenë duke kryer punë betonimi në një kantier në “Hauptstrasse” në Ermatingen. Për shkaqe ende të panjohura deri më tani, me këtë rast është rrëzuar pjesa horizontale e vinçit ndërtimor, duke e goditur një punëtor në kokë, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantopnale të Thurgaut, njofton Albinfo.ch.
Pas plagëve të rënda, zvicerani 56-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Për hetime forenzike dhe shkakun e aksidentit është angazhuar Shërbimi për krime teknike i Policisë Kantonale të Thurgaut.
Përpos kësaj, në vendngjarje ka qenë edhe një ekspert i sigurimit invalidor Suva. Prokuroria e Kreuzlingenit është duke kryer hetim penal.