Të shtunën pasdite, dy persona morrën lëndime të rënda dhe u dërguan në spital me helikopterë.
Kjo pasi që të njëjtit shkaktuan një aksident të rëndë.
Policia e kantonit Jura ka njoftuar se vozitësi kishte humbur kontrollin e timonit deri sa po voziste shpejtë dhe kishin dalë jashtë rrugës.
Makina fillimisht u përplas me një argjinaturë. Në ndikim, ana e majtë e automjetit ishte ngritur në ajër, ndërsa makina u përmbys disa herë.
Pas rrotullimit vetura u ndal pas 20 metrave.
Policia duhej të mbyllte pjesërisht zonën e rrugës derisa makina e aksidentuar të transportohej larg, përcjell Albinfo.ch.