Në një aksident të rëndë që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën A3 para tunelit Bötzerg (Effingen, Aargau) kanë humbur jetën disa persona, shkruajnë mediat zvicerane.
Policia ende nuk ka mundur të deklarohet për numrin e saktë të viktimave.
Sipas policëve, një makinë sportive Porsche ka goditur një makinë Reanault, e cila nga goditja është përplasur te një kamion.
Për shkak të punimeve në rrugë ishte bllokuar njëra korsi e autostradës, gjë që ka shkaktuar një kolonë të automjeteve para tunelit, transmeton albinfo.ch. Kjo ka qenë dhe arsyeja e ndeshjes, pasi që shoferi i Porsche-së e ka parë me vonesë ngushtimin e rrugës.
Drejtuesi i makinës sportive ka shpëtuar pa lëndime dhe është përpjekur të ikte nga vendi i aksidentit, por është kapur nga policia.
(Foto: Screenshot TeleM1)