Fatmir Matoshi, nga AKR-ja, ka thënë sot se pret që pas rinumërimit të votave koalicioni NISMA-AKR-PD ta kalojë pragun.
Si mysafir në emisionin Frontal në T7, Matoshi tha se janë në pyetje 60 deri në 70 vota që ky koalicion ta kalojë këtë sfidë.
I bindur se AKR bashkë me NISMEN do të jenë në Kuvend, Matoshi ka thënë se partia që ai i takon do të ketë tre deputetë, po aq sa do të jenë edhe nga partia e Fatmir Limajt, përcjell Albinfo.ch.