Pas dy humbjeve, FC Basel arriti një fitore 1:0 me një paraqitje të mirë ndaj Young Boys. Xherdan Shaqiri ka treguar paraqitjen e tij më të mirë për FCB deri më tani.
Shaqiri tha pas ndeshjes me blutë thotë: “Mendoj se njerëzit i dinë cilësitë e mia. Mendoj se gjithmonë kam treguar se kam goditje të mira. Më vjen mirë që më në fund shënuam një gol nga asist.”
Më pas ai premtoi: “Nuk e kemi parë akoma Shaqirin më të mirë. Kam ende hapësirë për përmirësim, dua të kontribuoj më shumë për ekipin. Por ndeshje pas ndeshje kuptohemi më mirë, gjë që na bën të dëshirojmë më shumë”, theksoi Shaqiri, shkruan albinfo.ch.