Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në në kategorinë -73 kilogramë në Grand Prix që po mbahet në Budapest, përcjell albinfo.ch.
Siç njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, Akili mposhti rusin Gjeorgii Elbakiev. Në përgjithësi, ai fitoi pesë luftëra.
“Medalja e artë ia sjell atij 700 pikë Olimpike për Tokio 2020.
KOK përgëzon Akilin dhe gjithë komunitetin e xhudos për suksesin e arritur”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Nora Gjakova e Distria Krasniqi kanë fituar medalje të argjendta, kurse nesër do të garojë edhe Loriana Kuka.