Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova, është treguar i pafat, pasi edhe pse ka shkëlqyer në Baku, nuk ka arritur të fitojë medaljen e bronztë dhe u desh të kënaqet vetëm me vendin e pestë.
Pejani Akil Gjakova e nisi mirë Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Ai arriti t’i marrë tri fitore radhazi, por në mungesë fati, humbi në çerekfinale.
Gjakova gjithashtu ishte i pafat edhe në repesazh në garën për medaljen e bronztë, pasi humbi duelin në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Në këtë garë, ai u mposht nga xhudstin Rustam Orujov nga Azerbajxhanit, i cili është edhe medalist i argjendtë i Lojërave Olimpike Rio 2016.
Përkundër kësaj humbje dhe vendit të pestë, Akili arriti t’i fitojë 360 pikë olimpike.