Zvicra do të presë një grup të rektorëve të universiteteve iraniane këtë javë.
Akademikët do të vizitojnë universitetet e Gjenevës, Llozanës, Bazelit dhe Cyrihut si dhe të mbajnë takime me zyrtarët e qeverisë federale të arsimit, përcjell albinfo.ch.
Iranianët do të shikojnë potencialin e punës së studiuesëve zviceranë veçanërisht në fushat mjekësore dhe mjedisore.
Zvicra ka pasur lidhje arsimore me Iranin që nga viti 1961 dhe qindra iranianë po studiojnë në universitetet zvicerane.