Konkurrenca argumenton se përqendrimi nuk përbën kufizim të konkurrencës, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Në vlerësimin e Autoritetit secili aksioner ka: “Albcontrol” 10%, 41% “MDN Investment” dhe “Turk Hava Yollari A.O” me 49%.
I njëjti dokument jep detaje për linjat që do të mbulojë kompania ajrore shqiptare, regjistruar në QKR në 13 shtator, ku nënvizohet se Stambolli është destinacioni i parë dhe më pas fluturimet do të shtrihen në Romë, Bolonjë dhe Londër.
Aktualisht kompania “Air Albania” po kryhen fluturime test në linjën Tiranë-Stamboll ku stafi i “Air Albania” asistohet edhe nga “Turkish Airlines”.