Dy ndeshje, dy gola. Albian Ajeti po dëshmohet si një nga futbollistët më të mirë në Superligën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Ajeti ndihmoi Baselin në fitoren e fundit 2:1 ndaj Thunit, duke iu afruar Young Boys në dy pikë, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Xhaka dhe Ajeti e nisën ndeshjen nga fillimi, derisa Ajeti shënoi në minutën e 61-të, derisa katër minuta më vonë është zëvendësuar, kurse Xhaka ka luajtur për 90 minuta.
Ky ishte goli i dytë për sulmuesin shqiptar në dy ndeshje për Baselin, prej që kur është transferuar nga St. Gallen.
Albani edhe më parë ka qenë pjesë e Baselit dhe është adaptuar menjëherë në skuadrën e re.
https://web.facebook.com/AlbianAjeti.Official/videos/1589310577823014/