Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti është në formë të jashtëzakonshme dhe nuk po ndalet së shënuari në Superligën zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Ajeti shënoi gol për St. Gallenin në ndeshjen e vështirë si mysafirë të Thunit që përfundoi 2:2. Ajeti barazoi përkohësisht shifrat në 1:1 në minutën e 29-të të kësaj ndeshje.
Ky ishte goli i nëntë për sulmuesin shqiptar në 19 ndeshje të luajtura në këtë sezon me St. Gallenin në Superligën e Zvicrës.
Ai ditë më parë mori çmimin si lojtari më i mirë i muajit shkurt, çmim që jepet nga ‘Blick’.
http://www.dailymotion.com/video/x5f8r7h_goal-ajeti-al-thun-1-1-st-gallen_sport