Skip to content

Ajeti në top formë, shënon sërish

Sulmuesi shqiptar po tregon një formë shumë të mirë në Kampionatin skocez

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, po vazhdon me gola te skuadra e Celticut.

Ajeti ka shënuar edhe një tjetër gol në kampionatin skocez, teksa skuadra e tij ka shënuar fitore të thellë 0:5 në udhëtim te Ross Country, përcjell albinfo.ch.

Ajeti, i cili përfaqëson Zvicrën, shënoi në minutën e 20-të një gol të bukur pas një gjuajtje të saktë brenda zonës.

Për Ajetin ky ishte goli i tretë këtë kampionat me Celticun.

Celtic ndodhet në vendin e tretë pas pesë ndeshjeve me 13 pikë të tubuara, derisa pozita e parë i takon Rangers me 19 pikë, por që kanë dy ndeshje më shumë se Celtic.

https://www.youtube.com/watch?v=REMsUaWQXSQ&feature=emb_title