Nën kampioni zviceran FC Basel ka luajtur një përballje të mirë kundër Paok-ut të Selanikut, përkundër humbjes 1:2, shkruan albinfo.ch.
Baseli shpreson në ndeshjen e kthimit, ku goli i shënuar në minut%K3j E 82-të nga Albian Ajeti u dha shpresë zviceranëve.
Për grekët golat i shënuan zvicerani i lindur Aleksandar Prijovic dhe Alberto Canas.
Ndeshja e kthimit është të mërkurën, ku në rast se fiton minimalisht, Baseli do duhet të luajë kundër Spartak Moskau.
Në ndeshjen tjetër mes Dinamo e Zagrebit dhe Hapoel Ber Shevas, sulmuesi shqiptar, Arijan Ademi, shënoi dy herë në fitoren e thellë për 5:0.
Mbrojtësi Amir Rrahmani, nuk u paraqit fare në lojë.