Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Arlind Ajeti, ka kompletuar kalimin e tij te Crotone.
Ish-ylli i Baselit ka kaluar te Crotone nga Torino në formë huazimi për një sezon. Në fund të sezonit, Crotone vendos a dëshiron blerjen e tij a po jo.
Dy klubet kanë konfirmuar transferimin përmes uebfaqeve zyrtare.
Ajeti është pjesë e Series A qe dy sezone. Fillimisht ishte te Frosinone dhe sezonin e fundit te Torino.