Sulmuesit shqiptar, Albian Ajeti nuk i është dashur shumë kohë që të shkëlqejë për Baselin, skuadër me të cilën ka nënshkruar vetëm pak kohë më parë.
Ai u rikthye në Basel nga St. Gallen, dhe menjëherë ka filluar të shkëlqejë, përcjell albinfo.ch.
Baseli mundi në udhëtim Luganon 4:0, derisa Ajeti ka shënuar golin e dytë në këtë ndeshje në minutën e 39-të.
“Ndeshja e parë, i lumtur për golin dhe i lumtur për fitoren me Baselin”, ka shkruar sulmuesi shqiptar në rrjetet sociale.
https://www.dailymotion.com/video/x64l6th