Kompania ajrore franceze “Air France” bëri të ditur se do të hapë një kompani të re me kosto të ulët, në mënyrë që të konkurrojë më mirë në tregun e kompanive nga Lindja e Mesme dhe rivalëve të tjerë me kosto të ulët, transmeton albinfo.ch.
Linja ajrore e re ende nuk ka ndonjë emër, por nuk dihet se në cilat relacione do të fluturojnë aeroplanët e saj.
Në një deklaratë, “Air France” tha se kompania e re do të përqendrohet në fluturimet strategjike të rëndësishme, ku është duke luftuar me konkurrencën me kosto të ulët.