Kompania shqiptare Air Albania e cila ka nisur fluturimet mbrëmjen e 19 prillit, duke operuar nën emrin e kompanisë turke me të cilën ka marrëveshje, po del që ka biletat më të shtrenjta.
Qeveria e Shqipërisë kishte premtuar se vënia në funksion e kësaj linje do të ofronte bileta më të lira, por duket se ky premtim është larg për t’u realizuar, transmeton “Ora News”.
Nga një krahasim i thjeshtë në kompanitë që ofrojnë këtë shërbim rezulton se çmimi i biletës me këtë kompani kushton 292 euro, ndërsa me dy kompanitë e tjera, të cilat veprojnë në të njëjtin destinacion, çmimi është 230 euro dhe 226 euro, përcjell albinfo.ch.