Kryetari i Partisë Socialdemokrat me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar në lidhje me dialogun me Serbinë.
Sipas Ahmetit nuk mund të ketë dialog me Serbinë pa opozitë dhe pa shumicë të kualifikuar parlamentare.
“Nuk ka dialog të Kosovës me Serbinë pa opozitën dhe pa shumicë të kualifikuar parlamentare. Dialogu për marrëveshje që pretendon me qenë finale me Serbinë është sot mbi gjithash përgjegjësi. E pushtetit për ta përfillur opozitën. E opozitës për të qëndruar e bashkuar”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.