Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për sulmin ndaj ekipit të medias në Kosovë “Nacionale”, gjatë ditës së sotme në Prizren.
Në reagimin e AGK-së, gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani Arbër Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirrur nga imamët lokalë kundër festivalit “DokuFest”, përcjell albinfo.ch.
“Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre. Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK-ja ka kërkuar nga Policia e Kosovës “arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre me drejtësinë”.