Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka mbështetur sot përzierjen e llojeve të ndryshme të vaksinave në vaksinimin primar dhe përforcues në luftën kundër koronavirusit (COVID-19).
Njoftimi vjen në një kohë kur pjesa më e madhe e Evropës po përballet me rritje të shkallës së infeksionit dhe shtrimeve në spital, si dhe shqetësimeve për variantin e ri të koronavirusit, Omicron.
EMA me Qendrën Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve njoftoi se strategjia e kombinimit mund t’u japë kombeve më shumë mundësi në fushatat e vaksinimit.
“Dëshmitë e disponueshme deri më tani me lloje të ndryshme të vaksinave të miratuara tregojnë se doza përforcuese heterologe duket të jetë po aq e mirë ose më e mirë për sa u përket përgjigjeve imune sesa një dozë shtesë homologe”, thuhet në njoftim.