Në një përplasje direkte të dy veturave të enjten në Suhr AG, tre persona u plagosën rëndë. Tre persona të tjerë pësuan lëndime më lehta. Një veturë doli në korsi të kundërt.
Aksidenti ndodhi në orën 10:10, në zonën jashtë qytetit midis Suhr dhe Hunzenschwil. Një 33-vjeçare nga Eritreja ka qenë duke bërë orë praktike, thuhet në një komunikatë të policisë. Ajo doli në korsinë e kundërt dhe u përplas me një makinë që vinte në anën tjetër, me ç’ rast nga aksidenti janë lënduar rëndë shoferja 52-vjeçare nga Kosova dhe bashkudhëtarja tjetër që ishte me të në veturë, po ashtu nga Kosova.
Në vendin e ngjarjes dolën shtatë ambulanca dhe dy helikopterë shpëtimi. Rruga midis Suhr dhe Hunzenschwil mbeti e mbyllur pas aksidentit për më shumë se katër orë. Prokuroria publike Lenzburg-Aarau po heton shkaqet e aksidentit.