Që nga data 1 e deri më 24 korrik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë realizuar 2004 fluturime.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.
“Nga 1 korriku deri më 24 korrik përafërsisht në ardhje janë 178,558 udhëtarë, ndërsa në nisje janë 111,423 udhëtarë”, tha ajo.
Gjithashtu, ajo bëri të ditur se nga janari e deri në qershor të këtij viti numri total i udhëtarëve ka qenë mbi 1.5 milionë udhëtarë.
Vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdari po vazhdojnë të jenë të ngarkuara me kolona të gjata, ku qytetarët po detyrohen të presin deri në pesë orë për të hyrë në territorin e Kosovës.