Në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim që familjet e dëshmorëve të marrin afro 2000 mijë euro për 2 muajt e ardhshëm.
“Me anë të këtij vendimi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ndan mjete, të cilat synojnë përkrahjen financiare për përfituesit e skemave të ndihmës sociale për periudhën nëntor – dhjetor 2021, me dyfishim të pagesës mbi vlerën bazë dhe shtesave, të aprovuar më parë me vendim të Qeverisë”, thuhet në njoftim.