Mis Angola, Leila Lopes është kurorëzuar mbrëmë me kurorën Mis Univers, në spektaklin e mbajtur në Sao Paolo të Brazilit.
Në mesin e 16 miseve më të bukura ka hyrë edhe përfaqësuesja nga Kosova, Afërdita Dreshaj, njoftojnë mediet gjermane dhe zvicerane.
Miset e këtyre dy vendeve nuk kanë arritur në 16-shen e më të bukurave.
Përveç kosovares, në këtë grup kanë hyrë edhe miset e Francës, Filipineve, Kinës, Australisë, Brazilit, Ukrainës, Kostarikës, Portugalisë, Kolumbisë, Portorikos, Holandë, Kolumbisë, SHBA-së dhe Venezuelës.