Është numëruar 78% e votave në Maqedoninë Veriore, ku deri më tani kryeson kandidatja Gordana Siljanovska Davkova e VMRO DPMNE me diferencë të thellë 39.58%.
Në Tetovë po kryeson Bujar Osmani, ndërsa në nivel vendi, Bujar Osmani është i treti aktualisht me 14,40%. Gordana Siljanovska pasohet nga Stevo Pendarovski me 19.33%.
Ndërsa Arben Taravari rezulton me 10.23%. Deri më tani janë numëruar votat në 2727 nga 3508, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërkohë që opozita shqiptare ka denoncuar parregullsi në disa zona në komunën e Likovës.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kishin 1.814.317 votues.